Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Aniston mbështet Ellen DeGeneres duke pranuar të shfaqet në episodin e parë të sezonin të saj të fundit!

Ellen DeGeneres është një nga figurat televizive më të dashura, e cila njihet për intervistat e saj shumë të veçanta. Jo vetëm që arrin të zbulojë shumë detaje interesante nga të ftuarit e saj, por edhe me një humor të veçantë, Ellen ka spikatur prej vitesh tashmë.

Jennifer Aniston ka mbështetur mikeshën e saj Ellen DeGeneres duke rënë dakord të shfaqet në sezonin e fundit të shfaqjes së saj televizive. Në maj 63-vjeçarja njoftoi se do të përfundonte shfaqjen e saj të gjatë dhe shumë të sukesshme pas 19 sezonesh, pasi ish-punonjësit pretenduan se Ellen dhe producentët e saj kishin krijuar një mjedis toksik pune për stafin e saj.

I mbushur me yje për sezonin e saj të 19-të dhe të fundit do të fillojë më 13 shtator, me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston që do të shfaqet në episodin e parë, së bashku me Jimmy Kimmel dhe Tiffany Haddish. Jennifer ishte e ftuara e parë e Ellen në emisionin e saj, kur debutoi në vitin 2003, dhe aktorja gjithashtu ndërhyri për të shërbyer si prezantuese kur Ellen ishte jashtë.

Kim Kardashian gjithashtu do të jetë një nga të ftuarat në javën e parë, duke i dhënë Ellen një intervistë ekskluzive, dhe të parën që kur “Keeping Up With the Kardashians” përfundoi pas 20 sezonesh. Aktoret e Hollywood-it Melissa McCarthy, Julianne Moore, këngëtarja Melissa Etheridge dhe Sean ‘Diddy’ Combs gjithashtu do të jenë në listën e të ftuarve të mbushur me yje për sezonin e fundit të Ellen.

Për fansat që janë të trishtuar që shfaqja po përfundon, ata kanë akoma më shumë se 150 episode për të parë pasi sezoni i 19-të do të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm. Ellen DeGeneres edhe pas akuzave, ende gëzon dashurinë e shumë prej fansave në të gjithë botën.