Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lawrence u shfaq me veshje sportive dhe na la pa fjalë!

Jennifer Lawrence dukej e relaksuar teksa shëtiste nëpër qytet me një bluze të zezë dhe streçe të së njejtës ngjyrë, duke debutuar me barkun e saj në rritje. Aktorja është duke pritur fëmijën e saj të parë me burrin e saj Cooke Maroney dhe një përfaqësues i yllit kohët e fundit konfirmoi se të dy janë shumë të lumtur për t’u bërë prindër për herë të parë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaq barkun e saj të rrumbullakosur, teksa ajo u fotografua duke bërë pazar në lagjen Soho të Manhattanit më 26 shtator.

Jennifer e ka mbajtur romancën e saj me Cooke kryesisht jashtë vëmendjes, por në një intervistë, ajo e vlerësoi atë dhe tregoi se si ai kishte ndryshuar të gjithë qasjen e saj ndaj jetës dhe martesës. Duke folur në podcast, ajo tha se si burri i saj ishte njeriu më i mirë që ka takuar ndonjëherë.

Ai me të vërtetë është dhe bëhet edhe më i mirë. Nuk e di, fillova me gjërat bazë: Si ndihem? A është ai i mirë? A është i sjellshëm?  Thjesht ky është i vetmi, e di që tingëllon vërtet budallallëk, por ai është thjesht… Ai është personi më i mirë që kam takuar ndonjëherë, kështu që ndihem shumë e nderuar.

Jennifer ka dalë me personazhe publike edhe në të kaluarën përfshirë Nicholas Hoult, Darren Aronofsky dhe Chris Martin, dhe ajo pranoi se para se të takonte Cooke, ajo as nuk ishte gati të martohej. Sidoqoftë, pasi ajo u takua me të, e dinte që donte t’i përkushtohej plotësisht atij.