50-vjeçarja më e bukur në botë vazhdon të na surprizojë.
Bëhet fjalë për Jennifer Lopez e cila sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Baila Conmigo” që po pëlqehet pa fund nga fansat e saj.
Në rrjetet e saj sociale këngëtarja ka vendosur ta promovojë prurjen e saj të re nëpërmjet disa fotove ku duket mjaft seksi dhe sensuale.
J-Lo shfaqet e ulur në një parket thuajse e zhveshur por në një pozicion që nuk mund të dallohen pjesët e saj private.
“Baila Conmigo” ashtu si shumë hite të fundit të publikuara nga ylli i muzikës, vjen në gjuhën spanjolle për të gjithë fansat e saj latinë.