Showbiz

Jessica Alba zbulon vështirësitë për të xhiruar skena intime

Aktorja e famshme Jessica Alba ka zbuluar pjesën më të vështirë të të qenit një aktore.

Në një bisedë radiofonike, 38-vjeçarja ka thënë se në karrierën e saj ka patur 2 skena seksi vite më parë. Një me Bruce Willis në filmin e vitit 2005 “Sin City” dhe një me Pierve Brosnan në “Some Kind of Beautiful” në 2014-ën.

Mamaja e tre fëmijëve rrëfeu se këto kanë qenë momentet më të sikletshme gjatë xhirimeve për të dhe se gjithmonë përpiqej të dehej me tequila para se të shfaqej në set.