Showbiz

Jessie J rikthehet në rrjetet sociale me një mesazh për shëndetin mendor

Javë më parë këngëtarja britanike Jessie J lajmëroi se do të shkëputej nga rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të truprojës njëohësisht dhe mikut të saj prej vitesh.

Edhe pse ajo nuk e ka bërë të ditur përse ai u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta, ka vendosur të rikthehet në rrjetet sociale për t’i dhënë një mesazh të rëndësishëm fansave të saj.

Duke kënduar dhe shoqëruar veten me piano, 30-vjeçarja dukej se kishte kaluar një periudhë jo të lehtë kohët e fundit. Në përshkrimin e videos, Jessie këshilloi të gjithë ndjekësit e saj që të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre, mbi të gjitha atë mendor.

Sipas saj, kushdo që ndjen shqetësime mendore apo njeh dikë që po kalon vështirësi të tilla, duhet të kërkojë patjetër ndihmë tek miqtë apo të afërmit.