Celebrities Gossip Showbiz

Jo më Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari, ja kush janë opinionistët e rinj të “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Arbana Osmani në fillim të ‘Prime-it’ të sotëm ka shokuar për një moment teleshikuesit e “BBV2”, pasi ka lajmëruar se opinionistët nuk do të jenë më Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari. Por kjo ishte vetëm një lojë, pasi opinionistët e spektakit u zëvendësuan për disa momente humoristike nga aktorët e “Portokalli”, Salsano Rrapi dhe Rezart Veleshnja, të cilët i imitojnë ata në spektaklin e humorit.

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Sigurisht që gjysmëfinalja e sotme do të jetë një natë e paharrueshme dhe ne do të mësojmë edhe emrin e finalistit të fundit. Të martën Dea Mishel u shpall finalistja e tretë pas Efit dhe Luizit, ndërsa banorët e tjerë Kristi, Nita dhe Qetësori shkuan në një televotim për të zgjedhur finalistin e fundit. Në lidhje me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio është ngritur një sondazh me pyetjen Cili banor mendoni se do të shpallet finalisti i katërt i “Big Brother VIP”? dhe rezultatet janë: Kristi (45%), Qetësori (30%) dhe Nita (25%).