Showbiz

Jonas Brothers publikojnë një tjetër projekt muzikor

Tre vëllezërit simpatik Jonas janë rikthyer përfundimisht së bashku dhe ky fakt ka lumturuar mijëra fansa nga e gjithë bota.

Pas publikimit të këngës së tyre të parë “Sucker” që theu menjëherë rekorde në shikueshmëri dhe rrëmbeu kreun në klasifikimit të 100 këngëve më të bukura amerikane, ata lançojnë edhe një tjetër prurje.

“Cool” quhet kënga më e re e tyre, klipi i të cilës mbart shumë nota humori. Këtë prurje ata synojnë ta shndërrojnë në hitin e verës e pse jo të kapin sërish majat në klasifikimet muzikore.