Showbiz

Jonida Vokshi në super formë pas lindjes, poston foto me bikini pranë pishinës

Ka vetëm rreth 2 muaj që ka ardhur në jetë Emi, vogëlushja e moderatores Jonida Vokshi dhe partnerit të saj Besnik Krapi. Ata herë pas here postojnë foto ku shfaqen me beben e tyre duke treguar se janë në qiellin e 7-të.

Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka lindur, Jonida është në super formë. Ajo ka postuar një foto me bikini ku shfaqet pranë pishinës dhe duhet theksuar se duket në formë të shkëlqyer.

Moderatorja duket më elegante se kurrë dhe me të drejtë fansat në rrjetet sociale kanë ngritur pyetjen nëse ka qenë ndonjëherë shtatzënë apo jo.

“O Jonida po ke lindur ti apo s’ke lindur?” -shkruajnë ndjekësit duke e përgëzuar për format elegante trupore.