Showbiz

Jordyn Woods reagon për herë të parë pas tradhëtisë me Tristan Thompson

Tashmë ish-mikja e ngushtë e Kylie Jenner ka dhënë deklaratën e saj të parë sa i përket tradhëtisë me ish-partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Sipas “TMZ”, Jordyn Woods ka qenë shumë e dehur kur ka vendosur të flirtojë e të shkëmbejë puthje me basketbollistin. Burime pranë saj kanë rrëfyer se ajo as që e mban mend çfarë ka ndodhur.

21-vjeçarja prej ditësh po përpiqet të fitojë besimin e motrave Kardashian duke i kërkuar ndjesë për gjithçka ndodhi.

Kylie Jenner do ta ketë mjaft të vështirë të marrë një vendim për ta falur apo jo shoqen e saj. Kylie mendon se e gjitha kjo është një justifikim i Jordyn pasi kjo e fundit rrallëherë konsumon alkool.