Celebrities Gossip Showbiz

Ju prezantojmë me çiftin më të ri të showbiz-it!

Aktorja, këngëtarja dhe kërcimtarja Jennifer Lopez së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për artin që bën, por edhe për historitë e saj të dashurisë. Me sa duket, Jennifer është përsëri në një lidhje dashurie me aktorin, tekstshkruesin dhe regjizorin Ben Affleck.

J.Lo dhe Affleck janë kthyer sërish bashkë dhe tanimë nuk ka më vend për dyshime. Burime pranë dyshes kanë konfirmuar për “In Touch Weekly” se ata janë shumë të lumtur së bashku.

Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën. Shanset e dyta janë të rralla për t’u arritur. Ata po ecin shpejt në raportin e tyre dhe po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri. 

Rikujtojmë, se para pak ditësh Ben u fotografua duke mbajtur në dorë një orë argjendi, të cilën Jennifer Lopez ia ka dhuruar në vitin 2002. Ora që Ben mban në dorë është e njëjta me atë që ai ka pasur në videoklipin e këngëtares, “Jenny from the Block”.