Celebrities Gossip Showbiz

Deklarohet hapur vajza e Ben Affleck: “Jam trans…”!

Vajza 15-vjeçare e dyshes së njohur Jennifer Garner dhe Ben Affleck ka deklaruar se nuk do të jetë më vajzë dhe orientimi i saj seksual tashmë është trans. Vajza e njohur si Seraphina Rose Affleck, tani e tutje ka vendosur që të quhet Fin. Disa ditë më parë familja Garner-Affleck u mblodh në një Kishë në Charleston për të nderuar kujtimin e babait të Jennifer-it, William Garner, i cili ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Gjatë ceremonisë, ajo doli në podium, si të gjithë nipërit e Garnerit dhe lexoi një fragment nga Dhjata. Ajo u prezantua si Fin Affleck.

Rikujtojmë, se pak kohë më parë diva e muzikës pop Jennifer Lopez foli për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara. 54-vjeçarja dhe aktori 51-vjeçar rindezën romancën në vitin 2021 dhe u martuan në verën e vitit 2022. Gjatë një interviste për Vogue, ylli zbuloi se ka një ndryshim të rëndësishëm, duke iu referuar asaj se si ndihet me Ben.

Ben dëshiron që unë të kuptoj vlerën time dhe ta di vlerën time. Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër. Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes. Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot.

Dyshja bënë bujë në vitin 2021 kur njoftuan për lidhjen pas ndarjes së tyre në 2004. Ben u martua me Jennifer Garner nga 2005 në 2018 ndërsa Jennifer u martua me Marc Anthony nga 2004 në 2014 dhe u fejua me Alex Rodriguez në mars 2014, me të cilin u nda në prill të vitit 2021. Së fundmi qarkulluan gjithashtu thashetheme se martesa e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishte në krizë. Dyshja e njohur thuhet se po përballen me vendime shumë të vështira në prindërimin e përbashkët, pasi kanë fëmijë nga martesat e tyre të para.