Botë e Çuditshme Lifestyle

Ju prezantojmë me kopshtin më të shëmtuar në botë!

Një kopsht në Tasmania ka fituar konkursin “Lëndina më e shëmtuar në botë”. Është një zonë e stërmbushur me ‘kratere’, ‘tufa’ të këputura me bar të verdhë dhe bimë kafe që janë tharë nën diellin e nxehtë australian.

“Është një pamje mjaft tronditëse. Kafshët duan të gërmojnë, kështu që ata gjejnë ushqimin e tyre të preferuar. Tani oborri im duket si një hipopotam i uritur. Unë gjithashtu kam edhe disa pula që kontribuojnë në këtë pamje”-thotë pronarja e kopshtit Kathleen Murray, fituese krenare e konkursit që synon të inkurajojë ruajtjen e ujit dhe praktikat e kopshtarisë miqësore me mjedisin.

Lëndina e Murray-t në Sandford, Tasmania doli në krye, duke mposhtur lëndinat e thara dhe të parregullta në Gjermani, Francë, Kanada, Kroaci, Suedi, SHBA dhe MBretërine e Bashkuar. Murray jeton në një zonë pa ujë nga rrjeti, kështu që uji i shiut i mbledhur në depozita është shumë i çmuar për t’u humbur në lëndinë. Nëse ajo dhe katër fëmijët e saj adoleshentë mbeten pa ujë gjatë verës, mund të jetë deri në dy javë para dorëzimit të ardhshëm të cisternës. Gara filloi në Gotland, Suedi, dy vjet më parë, për shkak të mungesës së ujit gjatë stinës së verës. Kjo iniciativë e komunës së Gotland, e kombinuar me masa të tjera, rezultoi në një ulje prej 5% të konsumit të ujit.