Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Fashion

Ju prezantojmë me veshjet më të bukura në tapetin e kuq të “Billboard Music Awards 2021”!

Para pak kohëve u publikua lista e plotë e nominimeve të mbrëmjes më të madhe të ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards 2021”. Këngëtari kanadez, The Weeknd ka më së shumti nominime këtë vit, gjithsej 16, duke përfshirë çmimet për “Top Artist”, “Top Male Artist” dhe “Top Streaming Song Artist”.

Ndërkaq, “Billboard Music Awards” u rikthye mbrëmjen e djeshme për edicionin e radhës, vetëm 7 muaj pas ceremonisë së fundit që u mbajt për shkak të pandemisë. Këngëtari kanadez, “The Weeknd” dominoi në ceremoninë e famshme së ndarjes së çmimeve. Shtatë çmime shkuan për kanadezin, përfshirë këtu “Top Hot 100 Artist”, si dhe u vlerësua si artisti më i mirë. Ne ju njohim me listën e plotë të fituesve. 

“Billboard Music Awards” është padyshim nata e yjeve. Një numër i të famshmëve u bashkuan dje në Los Angeles për të festuar më të mirët e këtij viti në muzikë. Ishte gjithashtu një natë plot stil dhe shumë yje shkëlqyen duke përfshirë Kehlani, Doja Cat dhe Priyanka Chopra në mesin e shumë të famshëmve që u panë në tapetin e kuq.

Njihuni me pamjen e tyre spektakolare:

Kehlani/Tony Ward.

Priyanka Chopra/Dolce & Gabbana dhe Nick Jonas/Fendi.

Doja Cat/Balmain.

Saweetie/Giambattista Valli.

H.E.R./Christian Dior.

DJ Khaled/Dolce & Gabana.

Justin Sylvester/Moschino.

Naz Perez/Balenciaga.

Karol G/Celia Kritharioti.

Alicia Keys.

Padma Lakshmi.

Kelsea Ballerini.

 Pink.

Gabrielle Union.

Machine Gun Kelly.

The Weeknd.