Aktualitet Sociale

Juridiku shpall fituesit! Publikohet lista e kandidatëve që do të ndjekin studimet në Fakultetin e Drejtësisë!

Universiteti i Tiranës ka bërë publike listat e maturantëve fitues për vitin e ri akademik 2023- 2024.

Më poshtë është publikuar lista me emrat e maturantëve fitues në këtë fakultet, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID përkatëse, numrin e pikëve të grumbulluara në bazë të kritereve të përcaktuara.

Kuotat e pranimit për këtë vit akademik janë 640. Studentët jo fitues duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë lëvizjen e vijës së kuqe (pragun e pranimit në fakultete) pas regjistrimeve të para.

Lista paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës

Prej datës 29 korrik për maturantët ka nisur procesi i aplikimit online në portalin u-albania për përzgjedhjen e 10 degëve të studimit. Universiteti i Tiranës edhe këtë vit ka numrin më të lartë të aplikantëve deri në këtë fazë.

Për raundin e dytë që nis në shtator, maturantët do të kenë dy ditë kohë në dispozicion për përzgjedhjen e 10 degëve nga data 15-17 shtator. Publikimi renditjes në portalin u-albania do të bëhet më datë 21 ndërsa regjistrimi pranë fakulteteve do të nisë më 22 shtator dhe do të përfundojë një ditë para nisjes së vitit të ri akademik, pra më datë 1 tetor.