Showbiz

Justin Bieber sërish në gjendje të rënduar emocionale, fotografohet duke qarë

Të sapomartuarit, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duket se nuk po arrijnë dot të shkojnë në muaj mjalti dhe kjo për shkak të gjendjes së rënduar emocionale të këngëtarit kanadez.

Ai është parë disa herë i shqetësuar dhe me lot në sy dhe duket se këto kriza e kapin në publik dhe është shumë e thjeshtë për njerëzit dhe paparacët ta fotografojnë.

Kjo ka ndodhur sërish pasi vetëm pak ditë më parë Bieber është parë duke derdhur lot para bashkëshortes së tij Hailey. Ende nuk dihen arsyet se përse këngëtari shfaqet kaq i mërzitur dhe i brishtë por gjendja e tij i ka shqetësuar vërtetë fansat.