Showbiz

Justin Theroux shfaqet për herë të parë në rrjetet sociale pas ndarjes me Aniston

Prej javësh divorci mes Jennifer Aniston dhe Justin Theroux është në qendër të vëmendjes të medias rozë edhe pse arsyet e vërteta të përfundimit të kësaj marrëdhënieje nuk janë të qarta.

Para pak ditësh aktorja e famshme është fotografuar në një gjendje jo të mirë shpirtërore në New York teksa ishte e shoqëruar nga miqtë e saj.

Sa i përket Justin ai ka bërë shfaqjen e parë publike që nga lajmi i trishtë i ndarjes së tyre. Aktori i “The Girl on the Train” ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto të ëmbla me qenushë.

Ai ka vizituar një qendër strehimi për kafshët e braktisura dhe thuhet se tashmë që është vetëm mund të adoptojë një kafshë shtëpiake. Fotot e ëmbla me qenushë kanë bërë xhiron e internetit ndërkohë që ai nuk pranon të prenoncohet për divorcin e shumë përfolur.