Showbiz

Ditëlindja e Jennifer Aniston, ja urimi i ish-bashkëshortit të saj

Ditën e kaluar Jennifer Aniston festoi ditëlindjen e saj të 51-të.

Edhe pse nuk organizoi një festë të madhe ashtu siç bëri vitin e kaluar, miqtë dhe kolegët nuk kursyen urimet e tyre publike.

Të njejtën gjë ka bërë edhe ish-bashkëshorti i saj Justin Theroux i cili duket se ende e ka shumë përzemër aktoren e “The Morning Show”.

“Kështu kapet 2020-ta dhe një tjetër vit. Gëzuar ditëlindjen B” -shkruan ai në përshkrimin e fotos qesharake të Aniston.

Dyshja kanë qenë të lidhur për 6 vite në 2 prej të cilave ishin të martuar. Ata u ndanë në fund të vitit 2017 megjithatë mbetën miq të mirë.