Showbiz

Justin Theroux flet për herë të parë për divorcin me Jennifer Aniston

Prej muajsh tashmë Jennifer Aniston dhe Justin Theroux rezultojnë të divorcuar, një proces i cili u bë publik në çdo fazë të tij por pa komentet apo reagimet e aktorëve.

Ende nuk është krejtësisht e qartë se përse dyshja i kanë fund martesës së tyre disa vjeçare. Fillimisht pretendohej tradhëtia e aktorit, xhelozia e tepruar e Aniston madje edhe fakti se ata nuk mund të kishin fëmijë.

Tani që janë qetësuar ujrat, Justin ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për ndarjen famëkeqe më yllin e hollywood. Në një intervistë për “The New York Times”, ai është shprehur se ndarja e la zemërthyer pasi me Aniston ndante një shoqëri mjaft të mirë që pas procedurave nuk do të ishte më e njejta.

Megjithëse situata e tyre bëri shumë bujë në media, ai shtoi kjo ka qenë ndarja më paqsore që ka patur ndonjëherë. Ai nuk dha shpjegime apo arsye konkrete rreth divorcit, por përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ndarja nuk është fundi, jeta vazhdon dhe e gjitha ndodhi në mënyrë që secili të ketë një stil jetese më të mirë.