Celebrities Gossip

Ka bërë shumë operacione plastike, 39-vjeçarja nuk mund të rinovojë patentën e saj…

Një grua, e cila i është nënshtruar operacioneve plastike, duke u shndërruar totalisht, është shprehur se e ka të pamundur të rinovojë patentën e saj pasi tashmë duket shumë ndryshe.

Denise Rocha, një avokate 39-vjeçare nga Sao Paulo, Brazil, ka shpenzuar një shumë prej 250 mijë paundësh për të ndryshuar pamjen e saj. Ajo ka treguar se kur është përpjekur të marrë një patentë të re, ata kanë kërkuar për një tjetër mjet identifikimi.

Ata nuk më besoni që isha unë. E kuptoj punën e tyre dhe e di që duhet të bëjnë kontrollet e duhura, por ishte një situatë tepër qesharake dhe nuk e prisja që një gjë e tillë të ndodhte“.

E njohur si ‘avokatja më e nxehtë në botë’, Denise ka treguar se nuk kishte menduar kurrë që ndryshimet e saj do e përballnin me situata të tilla. Megjithatë, pas shumë bisedave, ajo ka mundur ta bindë stafin dhe të marrë një patentë të re.

Denise, një avokate dhe një modele e “OnlyFans”, publikon fotografi provokuese për të bërë para më shumë. Ajo ka kryer disa procedura kozmetike si Botoks, tre opercione për gjoskin, operacionë në hundë, zmadhim të të pasmeve si edhe ndryshime në pjesën intime. Denise ka sfiduar të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të jesh e bukur dhe e zgjuar njokohësisht.