BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Ka për të dalë fituesi dhe ne nuk do ta njohim…”, Tani flet mbi personalitetin e banorëve brenda shtëpisë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Gjatë kësaj pjese të emisionit u diskutua se sa realë janë banorët gjatë këtij edicioni dhe të ftuar në emision ishin Tani dhe Armaldo. Ja çfarë thotë Tani në lidhje me këtë.

Arbana tha që në këtë shtëpi mungon pjesa reale e jona, ka mungesë të shfaqjes së personalitetit tonë. Pse nuk po e shfaqim veten tonë?

Besoj se kamerat janë ato që luajnë rolin kryesor, ka për të dalë fituesi dhe ne nuk do ta njohim. Presioni këtu është shumë i madh dhe më e lehtë është të dalim negativë.