Celebrities Gossip Showbiz

Ka mësuar nga më e mira, vajza e Madonna-s di si të ‘rrëmbejë’ vëmendjen e fansave!

Vajza e Madonna-s, Lourdes Leon tregoi trupin e saj me një fund ngjyrë bezhë. Teksa pozonte për një foto të mrekullueshme në pasqyrë, modelja 25-vjeçare, me krenari u dha fansave një pamje nga afër të trupit të saj teksa shfaqte detajet e zhveshura të veshjes.

Në foton e saj të fundit në Instagram, bukuroshja kishte një vezhje ngjyrë bezhë, një palë vathë floriri dhe flokët e saj brune me një model gjysmë lart, gjysmë poshtë. Ndërsa ajo pozonte në mënyrë sensuale para kamerës, fansat vërshuan të komentonn. Ylli shfaqi disa nga tatuazhet e saj, duke përfshirë një tatuazh ‘RR’ në krahun e saj, shkronjat e para dhe të fundit të emrit të vëllait të saj Rocco Ritchie. Muajin e kaluar, ajo tërhoqi vëmendjen me një komplet të brendshmesh të kuqe gjysmë të tejdukshme dhe geta rrjetë nga Savage x Fenty.

Vajza e Madonna-s di mjaft mirë të rrëmbejë vëmendjen, teksa jo pak herë na ka mahnitur me look-un e saj. Disa muaj më parë, Lourdes Leon, surprizoi me çizme dhe të brendshme ndërsa u bashkua me yjet për shfaqjen e pistës së Rihanna Savage X Fenty. Modelja dhe balerina 24-vjeçare, ka bërë debutimin e saj në vitrinën e shumëpritur të yllit të popit.

Ajo gjithashtu dukej e mrekullueshme teksa bënte pasarelën për Versace në Javën e Modës në Milano me një fustan të guximshëm argjendi. Fustani metalik theksoi format e saj, teksa ecte me guxim dhe binte në sy dekolteja e saj. Flokët e 25-vjeçares ishin të lëshuara mbrapa, dhe sytë e saj të errët u theksuan nga një makeup i gjelbër neoni.