Celebrities Gossip Showbiz

“Ka një shpërthim të çuditshëm…”, për cilin banor e ka Antoneta?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prej shumë orësh banorët vazhdojnë sfidën e binjakëve siamezë, e cila duket se është një nga sfidat më të vështira që kanë kaluar ndonjëherë. Teksa qëndronin bashkë Keisi dhe Antoneta kanë folur për Armaldon, ku Antoneta ka thënv se ka një shpërthim të çuditshëm dhe një  shikim në një  farë  mënyre me inat dhe kjo që nuk i ka pëlqyer asnjërës prej vajzave.

 

Sfida e re nga Vëllai i Madh për banorët ishte që të ndaheshin në dyshe dhe të vishnin bluze sikur të ishin binjakët siamezë. Luizi dhe Olta duhet ta kalonin bashkë këtë sfidë, por edhe pse në fillim nuk e pëlqyen dhe u shprehën se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, duket po e kalojnë shumë mirë shoqëruar me të qeshura, shaka dhe gudulisje.