Celebrities

“Ka shumë arsye…” Serena Williams tregon se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike!

Serena Williams ka lajmëruar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Gjatë konferencës së saj para Wimbledon të dielën, ylli i tenisit tha se ajo nuk është në listën olimpike, sipas “ESPN”.

Unë në të vërtetë nuk jam në listën olimpike, për aq sa kam dijeni. Nëse po, atëherë nuk duhet të jem në të. Ka shumë arsye që unë kam marrë vendimin tim rreth kësaj. Nuk dua vërtet, nuk më pëlqen të marr pjesë tani. Ndoshta një herë tjetër.

Williams është katër herë fituese e medaljes së artë olimpike. Arritjet e saj më të fundit të fundit erdhën në vitin 2012, kur ajo mori një medalje të artë. Serena shtoi gjithashtu se:

Nuk e kam menduar. Në të kaluarën, Olimpiadat kanë qenë një vend i mrekullueshëm për mua. Unë me të vërtetë nuk e kam menduar, prandaj do të vazhdoj të mos mendoj për të.

Williams, e cila u largua nga “French Open” në fillim të këtij muaji pas një humbjeje në raundin e katërt, do të ketë mundësinë e saj të radhës për të shënuar titullin e saj të 24-të Grand Slam në Wimbledon. Ndeshja e saj e parë është planifikuar të martën kundër Aliaksandra Sasnovich të Bjellorusisë.

Unë mendoj se shorti i grave është kaq i thellë, pavarësisht se me kë luani. Nuk ka më ndeshje që do të jenë të sigurta. Thjesht duhet të punosh me gjithë forcën dhe të kesh përqëndrim.