Celebrities Showbiz

“Kanë qenë vite të tmerrshme për mua”, Ronela Hajati rrëfen momentet e vështira të jetës së saj!

Ronela Hajati njihet nga publiku si një vajzë e fortë dhe energjike, kjo falë natyrës së këngëve të saj, por edhe mënyrës se si Ronela ka zgjedhur të shfaqet në intervista dhe në dalje publike. Mirëpo, edhe ajo ka momente të vështira në jetë, gjatë të cilave thuajse është dorëzuar. E ftuar në emision televiziv së fundmi, Ronela ka hapur zemrën dhe ka bërë një rrëfim të rrallë rreth dy momenteve më të vështira në jetën e saj.

Këngtarja e famshme veçoi vitin 2015 dhe 2020 si dy ndër vitet të cilët i cilësoi si të tmerrshëm. Duke mos u ndalur te ato që kishin ndodhur, ajo u shpreh se jeta të tronditet atëherë kur nuk e pret. E emocionuar Ronela tha se:

Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do eci jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua. Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare. Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para se të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke çfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh.

Rikujtojmë se, pas mungesës së saj për një periudhë mjaft të gjatë që nga fillimi i pandemisë, këngëtarja duket se është rikthyer më fuqishëm se kurrë me një projekt të ri muzikor. Kësaj rradhe kënga ishte një bashkëpunim me reperin e njohur Vig Poppa.