Showbiz

Kap partnerin me 3 vajza, aktorja e njohur turke i jep fund lidhjes 3-vjeçare

Të gjithë e njohim bukuroshen turke Tuba Büyüküstün të cilën e kemi në seriale të ndryshme që na tërheqin aq shumë.

Së fundmi mësohet se ajo i ka dhënë fund lidhjes së saj 3-vjeçare me Umut Evirgen për shkak se ky i fundit ftoi 3 vajza të njohura për ekranin në shtëpinë e tyre.

Në mungesë të aktores, Umut ka ftuar në shtëpi prezantuesen Defne Samyeli bashkë me 2 vajzat e saj të cilat kanë postuar foto të shumta nga shtëpia e dyshes së njohur.

Për shkak se është përpjekur gjithmonë ta mbajë jetën e saj private të tillë, Tuba nuk ka reaguar aspak mirë nga ky veprim i partnerit të saj dhe ka vendosur t’i japë fund një herë e mirë.