Showbiz

“Katastrofë” me flokët e Camila Cabello, ja pret mamaja në karantinë

Shumë nga yjet e showbizit kanë tentuar të presin flokët në shtëpi si pasojë e izolimit nga pandemia e Covid-19, por për Camila Cabellon rezultatet nuk ishin ato që ajo priste.

Këngëtares bukuroshe i ishin rritur aq shumë balluket sa nuk mund të shihte më, prandaj i erdhi në ndihmë mamaja e saj Sinuhe Estrabao.

Camila ka ndarë në Instastory momentin kur 52 vjeçarja i pret flokët, që sipas yllit të “Senorita” rezultuan në një katastrofë.

“Jo mirë. E prishi fare këtë punë!,” thotë Cabello teksa i referohet mamasë së saj.

“Balluket e mia nuk duhet të jenë kështu…të shkurtra, të gjata, të shkurtra të gjata…dhe si mi ka bërë mami në mënyrë horizontale,” vazhdon ajo, ndërkohë që përdor dhe fjalor të papërshtatshëm.