Celebrities Gossip Showbiz

Kate Winslet revoltohet ndaj regjisorit që i propozoi të bëjë photoshop!

Kate Winslet është një aktore shumë e talentuar, e cila ka fituar famë botërore me rolet e saj. Së fundmi, në një intervistë, ajo bëri zbulime mjaft interesante rreth karrierës së saj.

Ylli i Titanik-ut, rrëfeu detaje nga seriali “Mare of Easttown” ku ka patur rolin kryesor. Ajo tregoi se regjisori Craig Zobel i ka propozuar të bëjë photoshop barkun në një skenë erotike të shfaqur në film. Por duket se Kate nuk e pëlqeu idenë e propozuar, pasi edhe nuk përshtatej me rolin.

Dëgjoni, unë kam luajtur rolin e Mare një grua të rritur, dhe unë do të bëhem 46 vjeçe këtë tetor. Mendoj se kjo është arsyeja që njerëzit e kanë pëlqyer rolin dhe kanë arritur të bëjnë një lidhje sepse unë nuk kam filtra. Mare nuk është një grua perfekte sigurisht, dhe trupi e fytyra e saj janë në përputhje me moshën dhe gjërat që ka kaluar.

Ndaj, përgjigja e Kate kundrejt regjisorit ishte e shkurtër dhe e prerë.

Mos guxo!

Gjithashtu, ajo tregoi se e ktheu posterin promocial dy herë pasi ishte tepër i edituar.

Djema unë e di sa vija kam në cepin e syrit, ndaj ju lutem rikthejini ato!

Në një kohë, kur filtrat janë kudo në jetët tona, Kate vendos të jetë origjinale, me rrudha dhe strija. Duhet ta pranojmë se ajo duket vërtet e bukur kështu, dhe urojmë të mos ndryshojë ndonjëherë.