Showbiz

Keira Knightley vjen për herë të parë në një serial televiziv

Gjithmonë në role filmike të realizimeve prestigjose të Hollywood, Keira Knightley tashmë do ta shohim në një zhaner krejtësisht të ri dhe të panjohur për të.

35-vjeçaren bukuroshe do ta shohim për herë të parë në një serial televiziv të quajtur “The Other Typist”, një përshtatje e novelës me të njejtin emër nga Suzanne Rindell.

Ky rol do ta rikthejë edhe një herë aktoren në qendër të vëmendjes pas një shkëputjeje disa vjeçare për shkak se u bë nënë dhe dëshironte të merrte pak kohë pushim për familjen e saj.

Knightley është e njohur për rolet e saj në filma gjigantë si; “Love Actually”, “Pride & Prejudice”, “Colette”, “Pirates Of The Caribbean” etj.

Në serinë televizive “The Other Typist” ajo do të ketë gjithashtu detyrën e rëndësishme të producentes ekzekutive.