Showbiz

Keira Knightley zbulon përse nuk aktron më në filma të mëdha

Aktorja e famshme Keria Knightley në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar përse nuk do të luajë më në filma të mëdha në insdustri.

Pasi ishte protagoniste në filma të famshëm si “Star Wars” apo “Phantom Menace” në moshë të re ajo kuptoi se jetesa ishte shumë e vështirë kur vendoseshe në qendër të vëmendjes.

Ajo rrëfeu se kur ishte 23-vjeçe dhe fama e saj kapi majat, kjo nuk erdhi pa pasoja në shëndetin e saj mendor.

“Ishte një periudhë kur unë nuk dilja nga shtëpia për shkak të kritikëve filmikë dhe sigurisht paparacëve që të ndjekin ngado” ,-tha ajo duke theksuar se që nga ai moment duhet të merrte një vendim të rëndësishëm në karrierën e saj.

Më pas 33-vjeçarja vendosi që të mos pranonte më të ishte pjesë e filmave të mëdha duke vazhduar ëndrrën e saj si aktore por me një profil të ulët.