Showbiz

Kelly Clarkson reagon mbi largimin e Adam Levine nga “The Voice”

Në një intervistë të dhënë për “Extra” këngëtarja dhe trajnerja e “The Voice” në Shtetet e Bashkuara, ka folur për herë të parë për largimin e Adam Levine nga spektakli.

Ajo u shpreh se ishte shokuese kur u informua mbi këtë fakt por tha se e mbështet vendim e tij edhe pse ishte i papritur.

“Unë e mësova vetëm një natë para se Adam do të hiqte dore nga “The Voice”, ishte shokuese por e mirëkuptoj. Ai është babai i dy vajzave, ka një karrierë, vazhdon turneun si edhe ishte pjesëtar i jurisë së këtij talent-show”, -tha ajo.

37-vjeçarja përfundoi duke thënë se ngarkesa e madhe ka ndikuar në vendimin e Adam Levine i cili ka qenë pjesë e jurisë për 8 vite dhe 16 sezone.