Celebrities Showbiz

Kendall Jenner i vë flakën rrjetit/ Supermodelja pozon topless!

Modelja bukuroshe Kendall Jenner ka arritur që ta kthejë të gjithë vëmendjen e saj. Me fotot e fundit ajo i ka treguar të gjitha. Në një fotosesion të ri për revistën i-D, supermodelja ka pozuar madje edhe e zhveshur. Në kopertinën e revistës ajo shikohet teksa mban edhe një paruke të shkurtër në ngjyrë bionde dhe një kapelë e tipit kauboj, e veshur me rroba banje të markës së njohur “Gucci” me prerje vintage.

Në një foto tjetër, ajo ka veshur një komplet me një minifund të firmës “Burberry” dhe po me të njëjtën paruke.

Në intervistë të dhënë së fundmi, Jenner diskutoi edhe për ankthin e saj dhe teknikat e preferuara vetë-qetësuese si meditimi apo edhe mbajtja dhe plotësimi i një ditari. Pëveç kësaj Kendall u fokusua dhe foli gjithashtu për markën e saj “818 Tequila” dhe shërbimin si drejtoreshë kreative e faqes tregtare FWRD, duke lënë të kuptohet se karriera e saj e modelimit do të shtrihet në “kapitullin tjetër” të jetës së saj dhe se për momentin ajo është fokusuar edhe tek disa gjëra të tjera që kanë rëndësi për të.

Në moshë të re, më duhej të hiqja dorë nga ai kontroll dhe të lija dikë tjetër të më portretizonte në mënyrën që ata donin, për një editorial, një fushatë apo reklamë sido që të ishte. Kjo ishte puna ime. Tani, të qenit në anën tjetër po e kthej atë kontroll në një farë mënyre, duke ndërtuar markën time dhe duke u ndjerë e fuqizuar gjë që ka qenë vërtet e mahnitshme. Si një grua dhe si dikush që vjen nga një familje me të vërtetë e drejtuar nga femrat, ishte vërtet interesante që vura në punë të gjitha mjetet e mia.

Në përgjithësi yjet e “KUWTK” arrijnë që të tërheqin vëmendjen e fansave në të gjithë botën për shkak edhe të famës së tyre të madhe.