Showbiz

Këngëtarja e famshme divorcohet pas 10 vitesh martesë

Fergie Ferguson së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e “Wendy Williams” për të folur mbi divorcin e saj me aktorin Josh Duhamel.

Edhe pse ata njoftuan se do t’i jepnin fund martesës së tyre 10-vjeçare në vitin 2017, ligjërisht ata nuk janë më bashkë që prej këtij viti.

Këngëtarja u shpreh se dëshironte ta mbante të fshehtë këtë fakt për shkak të vogëlushit të saj Axl. Fergie tregoi se Josh është dashuria e jetës së saj dhe vendimi për tu ndarë nuk erdhi nga ajo.

Ish-çifti nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin në vitin 2004, u fejuan në 2007-ën dhe lidhën kurorë në 2009-ën.