Gossip

Këngëtarja e njohur fejohet me të dashurin e ri?!

Vetëm 8 muaj pasi i dha fund romancës me Sean Larkin, këngëtarja e famshme amerikane, Lana Del Rey fejohet me të dashurin e saj, Clayton Johnson. Burime pranë “Us Weekly” treguan se Clayton i ka propozuar artistes dhe ajo ka pranuar.

Dyshimet për fejesë nisën që mbrëmjen e djeshme, kur Lana performoi në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”. Ndjekësit kritikë vunë re në dorën e majtë të këngëtares një unazë teksa ajo këndoi “Love You Like A Woman” në spektakël.

Dy ditë para shfaqjes një tjetër përdorues Twitter-i shkroi se e kishte parë Lana Del Rey-n me një unazë në gisht. Madje edhe muajin e shkuar ajo u pa me një unazë të madhe diamanti, duke nxitur kështu spekulimet për një fejesë të mundshme që në muajin nëntor.

Epo shumë urime për çiftin!