Lifestyle

Keni nisur një punë të re? Këto janë gjërat që nuk duhet të bëni!

Keni filluar një punë të re dhe doni të siguroheni që gjithçka do të shkojë mirë. Ka disa gjëra që nuk duhet të bëni sidomos në javën e parë të punës. Është normale që të mos keni shumë orientim për katin, ashensorin që do të merrni apo ku ta parkoni makinën në ditët e para. Të gjitha këto mund të bëhen pengesë për të qenë në orar në punë, por përpara se të lini një përshtypje të keqe sigurohuni që të dilni më herët nga shtëpia.

Të tregoni që keni siguri në gjërat që dini dhe thoni, do t’ju bëjë që të fitoni më shumë armiq se sa bashkëpunëtorë. Jini mendjehapur dhe kuriozë nëse doni të qëndroni gjatë në vendin e ri të punës. “Karta e re” është një avantazh strategjik që punonjësit e ri duhet ta përdorin. Ju mund të bashkëpunoni me kolegë që nuk ju bindin, por kujdes me përshtypjen e parë që lini. Mos dërgoni të njëjtin mesazh tek të gjithë kolegët, mos flisni për të njëjtat tematika me të gjithë, personalizoni idetë dhe debatet.

Ekziston një kufi i qartë midis të qenit i/e përzemërt dhe asaj vijës së hollë të privatësisë. Mos u bëni të bezdisur duke dhënë detaje, informacione të shumta, sidomos për aspektin personal. Kur i bashkoheni një kompanie, ju po i bashkoheni edhe kulturës së saj. Thjesht dëgjoni më shumë për të qenë tërheqës në sytë e kolegëve të rinj dhe flisni pak.

Kjo është shumë më serioze për profilin tuaj. Ajo që është e përshtatshme për t’u veshur për një punë, mund të mos jetë në një kompani tjetër. Xhinset, këmishat e bardha mund të jenë të papërshtatshme për një kompani ku lejohen vetëm veshjet e zeza, ndaj mësoni kodin e duhur të veshjes dhe respektojeni atë.

Pavarësisht raportit që ndërtoni me kolegët e rinj, marrëdhënia që krijoni me shefin/en është ndër më të rëndësishmet. Për të ndërtuar një themel besimi, ju duhet të përafroni stilin tuaj të komunikimit me atë të eprorëve, pavarësisht faktit se ata nuk ju takojnë shpesh për shkak të ngarkesës dhe angazhimeve.