Showbiz

Këto janë format trupore të një supermodeleje 3 javë pas lindjes

Modelja e famshme e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel 3 javë më parë solli në jetë djalin e saj të dytë më 19 qershor në Los Angeles.

Vogëlushi Ariel solli shumë gëzim në familjen e modeles e cila gjithmonë ka ëndërruar të ketë dy fëmijë. Djalin e saj të dytë ajo e lindi në shtëpinë e saj në mënyrë krejtësisht natyrale.

Së fundmi 29-vjeçarja është duke shijuar disa ditë pushimi në Brazil me prindërit dhe fëmijët e saj teksa i fejuari Hermann Nicoli, gjithashtu model, është i angazhuar me punë.

Candice është fotografuar për herë të parë pas lindjes me biki dhe duket në formë të shkëlqyer për një nënë e cila sapo i ka dhënë jetë fëmijës së saj. Modelja është përgëzuar për format e saj dhe ka marrë reagime shumë pozitive nga publiku.