Showbiz

Khloe dhe Tristan rikthehen së bashku?!

Khloe Kardashian është shprehur se nuk do të ketë kurrë një të ardhme me ish-partnerin e saj tradhëtar, Tristan Thompson.

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” i ka treguar familjes së saj se ata nuk do të pajtohen kurrë dhe se marrëdhënia e tyre do të jetë vetëm prindërore për hir të vogëlushes True.

Mesa duket familjarët e saj nuk janë të këtij mendimi. Burime pranë tyre kanë zbuluar se motrat e saj i frikësohen faktit që nëse Tristan përpiqet ta rifitojë, Khloe do të kthehet përsëri me të.