Celebrities Film & Tv

Kjo është arsyeja pse nuk do të ketë “The Kissing Booth 4”!

“The Kissing Booth” është një film shumë i pëlqyer i cili më tepër i dedikohet adoleshentëve me ngjarjet që ai përmban. Por nëse jeni duke planifikuar të shihni një sezon të katërt të filmit, na vjen keq t’ju lajmërojmë se nuk do të ketë një të tillë!

Sezoni i tretë i “The Kissing Booth” duket të jetë vërtet i fundit, pasi ‘Netflix’ e ka quajtur të tillë. Gjithashtu, Jacob Elordi, i njohur gjerësisht si Noah Flynn, ka pohuar se ky film vërtet përfundoi. Megjithatë përfundimi me tre sezone është më se normale për disa arsye.

Së pari, filmi bazohet në një trilogji të autores Beth Reekles. Libri i fundit “The Kissing Booth 3: One Last Time” është quajtur gjithashtu ‘i fundit’, dhe kjo e vërteton se edhe filmi nuk ka si të ketë një vazhdim. Ndërkohë, edhe vetë historia merr drejtimin e duhur në sezonin e tretë, me të gjithë personazhet që marrin atë që meritojnë.

Epo sado e trishtë të jetë për fansat e filmit, duhet t’i jepni lamtumirën e fundit “The Kissing Booth”. E dimë që shumë prej jush kanë krijuar një afeksion me historinë dhe personazhet, por duket se të gjitha gjërat e bukura e kanë një fund.