Showbiz

Kjo është fytyra e Kylie Jenner sa herë dikush i korrigjon gabimet, çfarë ka bërë këtë herë ajo?!

Kylie Jenner ka lënë gafën e rradhës dhe interneti ‘e kryqëzoi’ për një gabim në dukje shpejtësie.

Ajo ka lajmëruar publikun për hapjen e faqeve të reja ndërkombëtare të “Kylie Cosmetics”. “Përshëndetje! Ekipi im po punon shumë për faqet (website-t) e mia në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Australi dhe Francë dhe kemi një datë të re të publikimit: 7 tetor!” -shkroi Kylie në Twitter.

Teksa ka postuar edhe faqet me links për ta bërë më të lehtë për përdoruesit, krah tyre ajo vendosi edhe emoji me flamuret përkatëse të shteteve, vetëm se njërën prej tyre e ngatërroi.

Në vend të flamurit të Australisë ajo vendosi atë të Gjeorgjisë Jugore dhe ishujve “Sandwich”. “Kjo është kaq për të qeshur. Hyra në Twitter, vetëm për të parë a ishte e vërtetë.” -shkroi një përdorues i këtij rrjeti social duke vënë në lojë gabimin e Kylie Jenner.