Celebrities Gossip Showbiz

Kjo video e Romeos do t’ju shkrijë së qeshuri!

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lansuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime. Këngët deri më tani i janë dedikuar historisë së dashurise së Donaldit dhe Borës, ku kënga më e fundit e publikuar titullohet “Picasso”.

Së fundmi vëllezërit Veshaj kanë qenë të ftuar në dasmën e mikut të tyre duke krijuar dhe një super atmosferë duke festuar ashtu siç dinë vetëm binjakët. Gjatë festës duke kërcyer dhe kënduar  Romeos i ndodh një incident, i cili nuk mund të mos vihej re nga të gjithë dasmorët, të cilët e kanë filmuar dhe e kanë shpërndarë videon në rrjete sociale. Romeo shfaqet duke mbajtur në qafë dhëndrin dhe gjatë kërcimit pantallonat e tij janë grisur duke krijuar kështu një situatë pak të sikletshme për aktorin e njohur.

 

Së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ vëllezërit Veshaj kanë drekuar me këngëtarin shumë të njohur dhe të dashur për publikun Yll Limanin. Nuk e dimë nëse ky mund të jetë një takim miqësie ose mund të ketë një bashkëpunim në muzikë mes binjakëve dhe Yllit apo mos ndoshta këngëtari është i ftuari i rradhës në episodin e rradhës të emisionit tashmë shumë të komentuar “Më lër të flas”. Shpresojmë që artistët të jenë duke përgatitur një surprizë për të gjithë ndjekësit e tyre.