Music

Koha e pjekurisë për Billie Eilish, vjen albumi pa kohë “Happier Than Ever”!

Publikohet albumi i ri i Billie Eilish, “Happier Than Ever”.

Pas “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”, kantautorja ka provën më të vështirë: të rikonfirmojë suksesin! Realizimi i ri duket ok: në mënyrë të shkëlqyer, bashkon tingujt modernë me modelet klasike, si dhe evidenton një pjekuri gjithnjë e më të konsoliduar.

Albumi përmban 16 këngë, dëshmi të përvojave të përjetuara në këto dy vite. Këtu nuk mbeten jashtë presioni i famës, shkelja e privatësisë, seksualizimi dhe ndërgjegjësimi për format trupore e as dashuria toksike me reperin 7:AMP.

Në frontin muzikor, këngët dallojnë për strukturat e qarta urban e hip hop por në përpjekjet për të bërë një album pa kohë, ndihet një atmosferë folk, jazzy e swing. Eilish u frymëzua nga shumë artistë të viteve ‘50 si Peggy Lee, Frank Sinatra e Julie London.

Me këngë si Your Power,  My Future e Therefore I Am u duk se artistja ka synuar ritme më të butë.

Por tonet dark mbeten aty, mjafton të përmendësh Oxytocin e NDA.

Në dy vjet, për Billie Eilish ndryshoi gjithçka. Tani është rritur vajza e vogël që kompozonte e regjistronte këngë në dhomën e gjumit të vëllait Finneas, aktualisht krahu i saj i djathtë e producent. Në prag të 20-vjetorit të lindjes, nëse kthehet pas, numëron miliona disqe të shitura, 7 Grammy Awards, një performancë në natën e çmimeve Oscar, një këngë për filmin e ri të James Bond-it, si dhe vlerësime të tjera të rëndësishme që e kanë certifikuar si zbulimin më të madh të dekadës së fundit.

Por Billie është rritur edhe si person: tashmë e ndjen vetën më të lirë për të përballuar seksualizimin e pashmangshëm që mediat apo rrjetet sociale i bëjnë trupit të saj ndërsa në të kaluarën iu besonte veshjeve të gjera, për t’i lënë sa më pak vend imagjinatës.

Vlerësimi për albumin? Billie Eilish e ndjen se e realizoi në kohë perfekte për të.

Tani besoj më shumë në aftësitë e mia dhe gjithçka erdhi në mënyrë shumë spontane.