Food & Drink Health & Beauty

Konsumimi i këtij ushqimi mund të rrisë rrezikun e diabetit me 62%…

Mishi i kuq ka një reputacion të keq prandaj mjekët dhe nutricionistët këshillojnë të mos e teproni me konsumimin e saj. Rekomandohet të mos konsumohet më shumë se 500 gramë mish të kuq në javë. Nutricionistja Roxana Ehsan thotë se konsumimi i rregullt i mishit të kuq lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës dhe gjithashtu rrit rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Studiuesit nga Harvardi paralajmërojnë se konsumimi i vetëm dy porcioneve të mishit të kuq në javë mund të ndikojë ndjeshëm në shfaqjen e diabetit. Një studim i fundit zbuloi se rreziku i diabetit mund të rritet me konsumimin e tepërt të mishit të kuq. Megjithatë, studiuesit theksojnë se zëvendësimi i këtij mishi me proteina të shëndetshme, me bazë bimore, si fruta të thata ose bishtajore, ose sasi të moderuara të produkteve të qumështit, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga studimet e mëparshme që përfshinin gjithsej 216,695 pjesëmarrës. Zakonet e të ngrënit të kësaj popullate u vlerësuan përmes një pyetësori për shpeshtësinë e marrjes së ushqimit çdo dy deri në katër vjet deri në moshën 36-vjeçare. Gjatë asaj kohe, më shumë se 22,000 pjesëmarrës zhvilluan diabetin e tipit 2. Rishikimi i gjerë i çoi shkencëtarët në përfundimin se konsumi i mishit të kuq të përpunuar dhe të papërpunuar ishte i lidhur ndjeshëm me një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Ata që konsumonin sasinë më të madhe të mishit të kuq kishin një rrezik 62% më të lartë se ata me konsumin më të ulët.

Në ndryshim nga kjo përqindje, ata që konsumonin ushqime të bazuara në burimet e proteinave me bazë bimore si arrat dhe bishtajore kishin një rrezik 30% më të ulët, ndërsa ata që zëvendësuan mishin e kuq me produkte qumështi reduktuan rrezikun e zhvillimit të diabetit me 22%. “Duke pasur parasysh gjetjet tona dhe punën e mëparshme nga të tjerët, një kufizim prej rreth një porcioni mishi të kuq në javë do të ishte i arsyeshëm për ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre”,-tha profesori dhe autori i studimit Dr Walter Willett.