Rajoni

Kosova sërish me ashpërsim të masave anti-Covid

Kosova do të ashpërsojë sërish masat anti-Covid. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se orët në vijim do të publikojë vendimet e reja për secilën komunë. Armend Zemaj pohoi gjithashtu se nga nesër do të hapet konkursi për mjekë të rinj specialistë pas nevojave në rritje nga pandemia.

Që nga rastet e para të epidemisë më 13 mars e deri më sot, në Kosovë janë infektuar rreth 29 mijë persona nga të cilët 815 janë viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431.