Sport

Kristjan Asllani jep asist për golin vendimtar të ndeshjes, ja çfarë tha mesfushori pas sfidës me Fiorentinën…

Interi ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Fiorentina duke triumfuar me rezultat minimal 1-0. Një harkim perfekt nga Kristjan Asllani ka bërë që Lautaro Martinez të realizoi me kokë golin e fitores dhe tre pikë vetë mëdha që morën Neroazzurët. Edhe paraqitja e Kristjan Asllanit është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, me shqiptarin që zëvendësoi turkun Hakan Calhanoglu të skualifikuar dhe ai bëri shumë mirë në këtë ndeshje, duke asistuar dhe duke luajtur në mënyrë perfekte në mesfushë. Pas ndeshjes, Asllani mori sërish vëmendjen e medias, teksa ndër të tjera zbuloi se është më i bindur se kurrë që ka marrë vendimin e duhur për të mos u larguar nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës fillimisht, por edhe tani të janarit. Ja çfarë tha mesfushori i Interit në intervistën që zhvilloi pas ndeshjes:

Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Calhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave. Lautaro është një kapiten i vërtetë, i pari që është gjithmonë gati të më ndihmojë. Më ka qëndruar pranë dhe më ka folur vazhdimisht, edhe gjatë kohës së afatit kalimtar. Një kapiten dhe lider i vërtetë, ndaj e falënderoj për atë që bën. Goli ishte diçka e provuar shumë herë në stërvitje dhe më vjen mirë që funksionoi edhe në ndeshje dhe morëm tri pikët. Kam dy vite që jam pjesë e Interit dhe jam shumë i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam futbollistë të shkëlqyer në ekip. Në rolin tim kam Calhanoglu që më ndihmon shumë. Me këta lojtarë mund të përmirësohesh çdo ditë e më shumë dhe të synosh nivele gjithnjë e më të larta.