Showbiz

Ermal Meta rrezikon skualifikimin nga “Sanremo”

Pak ditë më parë këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta lajmëroi se do të konkuronte për herë të tretë në festivalin “Sanremo” në Itali.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai tregoi se kënga e tij “Non mi avete fatto niente” (nuk më keni bërë asgjë) do të vinte si bashkëpunim me këngëtarin Fabrizio Moro.

Sipas kritikëve italianë, kjo këngë që flet për frikën nga terrorizmi mund të skualifikohet nga festivali.  Ky projekt ka një ngjashmëri me atë të prezantuar në festivalin “Sanremo Giovani” të vitit 2016, “Silenzio”. Kjo e fundit u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali.

Dy këngët janë realizuar nga Andrea Febo ndërkohë që ajo e djemve është konsideruar si plagjiaturë e për këtë arsye mund të rrezikojë skualifikimin nga “Sanremo 2018”.