Auto & Moto

Kudo po përflitet se Audi së shpejti do të prodhojë makina elektrike!

Audi mund të bëjë publike planet për ndërtimin e makinave elektrike në Puebla të Meksikës më vonë gjatë këtij muaji. Fabrika momentalisht është vendi ku montohet Q5, modeli më i shitur i markës gjermane në SHBA. Si pjesë e perandorisë Volkswagen, Audi është ftuar për pjesëmarrje në revolucionin elektrik të prodhuesit gjerman të makinave. Marka planifikon që të bëhet tërësisht elektrike në vitin 2025 dhe fabrika e saj meksikane është e vetmja në Amerikën Veriore.

Burime të paidentifikuara thotë se prodhimi i makinave elektrike do të fillojë së shpejti dhe se sipas disa raportimeve një njoftim në lidhje me prodhimin në Meksikë do të publikohet më 18 korrik. Ata thonë se udhëheqës të lartë do të bëjnë publik një investim të madh, me gjasë për t’u përgatitur për makinat e reja. Megjithatë, Audi ka mohuar raportet, duke thënë se nuk ka asnjë plan për të bërë një njoftim.

Por ajo që u konfirmua nga ana e tyre është se Audi planifikon që deri në vitin 2030 të prodhojë të paktën një makinë elektrike tek të gjitha fabrikat e tyre, duke përfshirë edhe Meksikën. Në një komunikatë tjetër, presidenti i Meksikës, Andres Manual Lopez Obrador, në qershor kishte thënë se priten më shumë investime në industrinë e automobilave të Puebla-s në të ardhmen e afërt.