Celebrities Gossip Showbiz

Kujt i thotë Kida “Mo jo”?

Kida është një prej këngëtareve më të dashura të showbiz-it tonë dhe kjo jo vetëm për faktin se këngët e saj numërojnë miliona klikime, por gjithashtu ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram. E duket se bukuroshja po i surprizon mbështetësit e saj në mënyrën më të bukur.

Një muaj pasi ka lançuar këngën e saj më të fundit “Ike”, duket se bukuroshja po na tregon se nuk ka të ndalur. Teksa para pak ditësh publikoi cover-in e albumit që ajo kishte paralajmëruar prej kohësh dhe na zbuloi disa detaje rreth tij. “Orchide” është albumi i parë i saj përgjatë gjithë viteve karrierë dhe është emri i plotë i këngëtares.

Teksa ditën e sotme, Kida na ka lajmëruar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram videoklipin e këngës “Mo jo”, që po ashtu do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri. Teksa shfaqet në makinë veshur me shumë stil, bukuroshja na ka treguar paksa na ‘look-u’ që të ketë në klip.

Surpriza e fundit për datën e lançimit të albumit. Kënga ime me klip “Mo jo”  

Epo, le të presim për të parë se kujt i thotë “Mo jo” Kida…