Music

Kujt ia dedikon Estto “T’du Hala”?!

Këngëtari Estto ka publikuar këngën e tij më të fundit “T’du Hala” ditën e djeshme. Ai ishte i ftuar në një lidhje telefonike sot në “Live From Tirana”, ku zbuloi disa detaje ekskluzive për këngën e tij më të re.

Ai zbulon se kjo këngë nuk mori shumë kohë për t’u realizuar pasi i erdhi shumë spontanisht dhe ka qenë frymëzim i momentit. Duket se këngëtari ka qenë vërtet i inspiruar për të bërë një këngë kaq romantike, edhe pse nuk konfirmon nëse ishte dedikim apo jo.

Ndërkohë, klipi është realizuar në Kosovë dhe këngëtari zbulon se ka edhe një projekt tjetër që do të publikohet së shpejti.

Lidhur me këngën e re, Estto tregon se do të jetë një këngë verore. Ndaj, të gjithë ju që jeni fansa të artistit, duhet të prisni edhe pak kohë për projektin e radhës, ndërkohë që mund të shijoni “T’du Hala” dhe ta votoni që Estto të bëhet pjesë e The Top List.