Celebrities Live From Tirana

Estto kujton projektet e tij më të bukura muzikore…

I ftuar në të mërkurën artistike ishte DJ dhe këngëtari i njohur Estto i cili zbërtheu disa nga projektet e tij më të bukura muzikore. Teksa u kthye pas në kohë për të na zbuluar prapaskenat e çdo realizimi muzikor, Estto përjetoi emocione të shumta.

Ja çfarë tha ai për secilin projekt…

1. Për çdo natë (2017)

Kjo është kënga që më dha vetëbesimin e duhur për të nisur karrierën muzikore. Asnjë këngë tjetër nuk ma mbushte syrin. Ishte Besniku, daja im dhe Irkenc Hyka që më bënë të këndoj. E kisha për qejfin tim këtë këngë dhe kaq më mjaftonte. 

 

2. Nuk kam faj (2018)

Stili përcaktohet nga fëmijëria dhe unë jam frymëzuar nga këngë Pop/R&B të huaja. Gjithashtu edhe kjo këngë ka një lloj stili Pop/R&B dhe është edhe pak komerciale. Tentova të hyja në treg me këtë këngë.  

3. Hajde zemër Ft Floriani (2018)

Kjo këngë për mua ka qenë thyerje tabuje. Një këngë tipike ballkanike. Kur kam qenë në studio për ta regjistruar isha me dy mendje. Gjithë kohës isha duke u marrë me këngën dhe për një moment u dëshpërova dhe mu mërzit. Por kjo këngë më bëri më të njohur, mu hapën sytë dhe pashë çfrarë po ndodh në tregun tonë. 

4. Dashuri ft. NRG Band (2019)

Bashkëpunimi me dajën, NRG Band do të thotë një përparësi për mua pasi kisha një krah të fortë dhe nuk mbeta aspak në hije me këtë projekt. Kënga pati shumë sukses dhe u dallua ngjashmëria e madhe në zë që kisha me dajën tim.

5. Orhidea ft Genc Prelvukaj (2019)

Ky bashkëpunim me këngëtarin Genc Prelvukaj lindi pasi un kisha realizuar projektin “Dashuria” me dajën, NRG Band ku Gencit i pëlqeu shumë dhe mendoi se e kisha kënduar vetëm, nuk e dalloi që ishte edhe daja im në këngë. U fiksua, i dërgova demon e një tjetër projekti muzikor ku e pëlqeu dhe tha kjo është më e mirë dhe pse jo mos ta realizojmë bashkë. 

6. A je mirë ft Çiljeta (2019)

Çiljeta është një person me zemër të mirë dhe më ka ndihmuar në shumë aspekte. Përpara se të realizohej kënga më ka shkruajtur pasi i kishte pëlqyer shumë projekti im “A menon për mu” dhe tha duhet ta kemi edhe bashkë një bashkëpunim. Kisha disa demo, por kjo këngë i pëlqeu më shumë. U mundova që këtë këngë ta bëja pak më arabike/moderne. 

 

7. Zemër ft Çiljeta (2020)

Kjo këngë është më arabike dhe më ritmike, si një lloj regatoni. Në studio jam shumë kërkues dhe një moment i kërkova Çiljetës të bënte oktavën e lart por i shpëtoi zëri pak keq dhe doli nga studio (qesh). Çiljetës i kam bërë edhe një këngë të sajën dhe nuk e di pse e ka shtyrë. Unë zakonisht kur e dua një njeri e dua me zemër jo me fjalë. 

8. Më fal (2020)

Gjithmonë këtë këngë e kam ruajtur për Festivalin, por që nuk doli asnjëherë. Mundësi patëm, faktikisht ishim në konkurim, por u tërhoqa nga aty dhe më mirë thashë ta nxjerr këngën videoklip sesa të mos vlerësohej. Unë jam një person që kërkoj shpesh falje. 

9. Ku je (2021)

Është një këngë ndryshe nga të gjitha. Jam munduar t’i përshtatem një lloj ritmi britanik. Kjo këngë është eksperimenti im i fundit.