Showbiz

Kur Jim Carrey kthen artin e tij në satirë, ja si tallet aktori me Mark Zuckerberg

Aktori i famshëm Jim Carrey është gjithashtu i njohur edhe për talentin e tij në pikturë. Në një dokumentar ku flet për anët më të errta të jetës së tij ai shfaq për herë të parë edhe dhomën gjigante me piktura në të cilët askush nuk lejohet të hyjë përveç tij.

Së fundmi 56-vjeçari ka vendosur që ta kthejë artin e tij në satirë për t’u tallur me mashtruesit dhe njerëzit në pushtet. Pas disa karikaturash të postuara në Twitter ku ai tallej me Donad Trump, duket se vëmendja e Jim ka shkuar tek Mark Zuckerberg.

Me një autoportret të vizatuar keq e me shpejtësi të publikuar online, aktori shkruan: “Çkemi #Zuckerborg. Ne e dimë se kush je dhe e dimë se çfarë ke bërë. Ja një mesazh i vogël nga unë në gjuhën tënde mëmë”.

Më pas Carrey shton një seri të gjatë numrash të 1-shit dhe 0-s të cilat përkthehen “Zhduku”. Pak muaj më parë Mark Zuckerberg dhe përfaqësuesit e tij dështuan në gjyqin ku mbanin përgjegjësi për vjedhjen e të dhënave personale të qindra mijërave përdoruesëve të Facebook si edhe ndërhyrjes së rusëve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.