Celebrities Showbiz

Kur një ‘sex symbol’ ngatërrohet me një tjetër ‘sex symbol’!

Ryan Reynolds vazhdon të ngatërrohet me Ben Affleck dhe ai nuk ka asnjë problem me këtë. Ylli i “Deadpool” shpjegoi ngatërresën që i ishte bërë gjatë një bisede në podcastin “Dear Hank and John”. Ai u shpreh se:

Ka një piceri në East Village në Nju Jork ku unë kam shkuar për vite me radhë. Ata besojnë se unë jam Ben Affleck dhe nuk i kam kundërshtuar kurrë. Mendoj se nuk do të ishte mirë nëse zbuloja identitetin tim. Unë bëj gjithçka normale si gjithë të tjerët. Ata thjesht mendojnë se unë jam Ben Affleck dhe do të pyesin se si është J.Lo dhe unë jam shkëlqyeshëm, jam mirë. Marr picën dhe nisem.

Një tjetër pengesë me të cilën është përballur Reynolds është që njerëzit mendojnë se ai është ai kanadezi tjetër Ryan, Ryan Gosling. Kur një dëgjues i kërkoi të ndante ndryshimin mes tyre, aktori u shpreh:

Vite më parë, luaja pak më shumë në Twitter. Këto ditë jam pak më i rezervuar. Unë thashë, ‘Epo dallimi është i lehtë për t’u dalluar. Ryan Gosling ka flokë biond dhe Ryan Reynolds është një zëvendësues.

Dhe Reynolds beson se Ryan “i duhuri” mori një rol në “The Notebook”.

Kjo do të kishte dështuar tmerrësisht. Do të kishte qenë më keq. Te premtoj. Nuk do të shihej si film.

Së fundmi, aktori i njohur Ryan Reynolds zbuloi se do të largohet për pak kohë nga aktrimi. Përmes rrjetit të tij social, Instagram, 44-vjeçari postoi disa foto nga prapaskenat e filmit të tij të ardhshëm “Spirited” dhe deklaroi se:

Koha perfekte për pak pushime nga bërja e filmave. Do të më mungojë çdo sekondë duke punuar me këtë grup krijuesish dhe artistësh të talentuar. Këto ditë, mirësia ka rëndësi po aq sa talenti. Kam pasur fatin të punoj me njerëz që i kanë patur të dyja.